Gjyqtari polak, Szymon Marciniak, i cili gjykoi ndeshjen finale të Kupës së Botës “Katar 2022” mes Argjentinës dhe Francës, iu përgjigj kritikave të francezëve të cilët deklaruan hapur se ai kishte dëmtuar kombëtaren e tyre.
Lionel Messi shënoi golin e dytë në minutën e 108-të për të çuar rezultatin 3-2 në finalen e Lusail Stadium, ndërsa më vonë Argjentina fitoi finalen 4-2 me penallti.
Por francezët menduan sikur goli i dytë i Messit duhej të ishte anuluar pasi imazhet tregonin se disa nga zëvendësuesit e Argjentinës ishin tashmë në fushë përpara se topi të kalonte vijën.
Madje gazeta L’Equipe e ka vlerësuar me notë dy, dhe Marciniak nuk ka mbetur imun ndaj sharjeve dhe pas kthimit në vendlindje ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka nxjerrë celularin dhe ka treguar disa foto interesante.
Szymon Marciniak, the referee for the World Cup Final, has responded to @lequipe’s criticism that Lionel Messi’s second goal shouldn’t have counted:
“The French didn’t mention this photo, where you can see how there are seven Frenchmen on the pitch when Mbappé scores a goal.” pic.twitter.com/MW6y73iiLN
— Zach Lowy (@ZachLowy) December 23, 2022
“Francezët nuk e përmendin këtë foto”, ka thënë gjyqtari polak, duke shpjeguar se gjatë goditjes së penalltisë nga e cila Mbappe shënoi golin e barazimit, në fushë ishin shtatë lojtarë francezë nga bankina.
Kujtojmë se Argjentina u bë kampione e botës në finalen e lartpërmendur pasi fitoi me penallti. Në rrjedhën e rregullt të ndeshjes ishte rezultati 2-2, ndërsa pas kohës shtesë 3-3. /Telegrafi/