Stili i parisieneve është një ndër më të popullarizuarit dhe zgjedhja e parë dhe më e mirë nëse dëshironi dikë ta kopjoni
Ato dinë më si miri të kombinojnë stilin e rehatisë, janë adhuruese të thjeshtësisë dhe elegancës, pa komplikime, dhe mu ky është stili i tyre i veshjeve numër 1, transmeton Telegrafi.
Qe se cilat rroba ato do t’i bartin në vjeshtë në mënyrë që të duken gjithmonë bukur dhe elegante!
Bluzat breton
Më së miri është t’i kombinoni me rroba klasike siç janë pantallonat dhe mantelet e thjeshta.
2. Pallto trench
Çdo parisiene së paku ka një të tillë dhe adhurojnë ta bartin në fillim të vjeshtës dhe gjatë ditëve të zymta me shi.
3. Pantallona në formë cigareje
Janë ideale për të gjitha rastet, nga shkuarja në punë deri te takimet e mbrëmjeve.
4. Mokasinet
Mokasinet e lëkurës me dukje të thjeshtë, eventualisht me ndonjë zbukurim diskret, gjithmonë janë kombinim i qëlluar, sepse duken elegante dhe përshtaten me çdo kombinim veshjesh.
5. Kapela beretë
Kurrë nuk del nga moda dhe është detaj perfekt kur dëshironi që të mbroheni nga të ftohtit, por që njëherësh të dukeni moderne dhe elegante.
6. Çanta klasike prej lëkure
Çanta klasike e zezë apo e kafenjtë është një ndër pjesët themelore të cilat përshtaten me çdo kombinim të mundshëm.
7. Syzet e diellit
Me to gjithmonë duken të sofistikuara, ndërkaq me atë rast u ndihmojnë të fshehin gjurmët e netëve të pagjumë apo argëtimeve të çmendura të një nate më parë.
8. Fanella me fyt
Kombinohet lehtë me të gjitha rrobat e mundshme, nga fundi ngjyrë i zjarrtë deri te xhinset dhe pantallonat klasikë, por janë të përshtatshme edhe për çdo rast.
/Telegrafi/