Telegrafi

Francezët myslimanë i frikësohen diskriminimit

Në periferinë e varfër Ariane, të Nice shumë pjesëtarë të komunitetit myslimanë janë duke u ndjerë padrejtësisht fajtor për ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e Bastiljes e cila la të vdekur 84 njerëz.

Sipas Reuters, francezët mysliman i frikësohen rritjes së diskriminimit dhe ndarjeve sociale pas kësaj dite, transmeton KosovaPress.

Shteti Islamik kishte bërë të ditur se tunisiani Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili e shkaktoi sulmin ishte njëri ndër ta.

Prokurori i Parisit, ka thënë të hënën se nuk ekzistojnë prova që e ndërlidhin sulmuesin direkt me ISIS-in.

Imami i xhamisë Al Fourkane në Ariane, vend ky ku shumica e banorëve  francez janë myslimanë ka thënë se grupet radikale janë treguar të ligë duke shkaktuar që të tjerët të fokusohen në fenë e vrasësit.

“Sepse të ligjtë e kanë fajësuar fenë tonë kjo nuk do të thotë se ne duhet të heqim dorë nga ajo, por përkundrazi ne duhet të bashkohemi dhe ta mbrojmë vendin tonë” ka thënë Boubekeur Bekri duke shtuar se krimi është krim pa marrë parasysh fenë.