Telegrafi

Francezët e duan euron

Sondazhi, i realizuar me rastin e ditës së Evropës, tregon se nëse 67 për qind të francezëve mendojnë se duhet ta mbajnë euron, megjithatë shumica e gjerë, 82 për qind, mendojnë se euro është përgjegjëse për rritjen e kostos së jetesës.

Francezët kur pyeten se çfarë idesh mishëron më mirë Bashkimi Evropian sot, përmendin në radhë të parë "ekonominë e tregut" në përqindje të barabartë me "paqen (21 për qind), të pasuara me diferencë nga "demokracia" (12 për qind).

Të ftuar të zgjedhin në një listë, mendimet e para që u vijnë në mendje për Evropën apo BE-në, 30 për qind e francezëve zgjedhin "shpresën", dhe pothuaj po aq mendojnë për "zhgënjimin" (29 për qind). Janë vetëm 5 për qind që mendojnë për "mospranimin" dhe po aq për "kënaqësinë".

Sipas të njëjtit sondazh, kritika kryesore drejtuar Evropës nga të pyeturit është "kompleksiteti" i saj (77 për qind). Për më tepër, 60 për qind prej tyre e shoqërojnë mendimin për BE-në me "papunësinë".

Ky sondazh u krye nga Fondacioni për inovacionin politik, Fondapol, nga 15 deri më 21 prilli me 1 500 francezë të moshës mbi 18 vjeç dhe me metodën e përqindjeve. /Telegrafi/