Telegrafi

Françeskë Radi shtrohet në spital, Rozana Radi i lutet zotit për xhaxhain: Është shumë herët për tu larguar (Foto)

Françesk Radi, një nga këngëtaret më të dashur të publikut shqiptar, ndodhet në Reanimacionin Qendror të QSUT-së. 

Thuhet se kantautori 67-vjeçar ka pësuar një hemorragji cerebrale (gjakderdhje në tru). Bashkëshortja e tij Tefta dhe mbesa Rozana Radi i kanë qëndruar pranë ndërkohë që artistit të njohur, ndërkohë që Rozana ka i ka kushtuar një dedikim , të cilin e ka ndarë në rrjetet sociale.

“Lutem për ty! Zoti do tregohet i mëshirshëm e do të lërë këtu me ne. Është shumë herët për tu larguar. Kemi nevojë në tokë për ty.”- shkruan Rozi bashkangjitur një fotoje ku shfaqet pranë Françesk Radit

Gjendja e këngëtarit të njohur vijon të jetë e rëndë. Edhe Bashkëshortja e këngëtarit, Tefta Radi mes lotësh ka njoftuar për gjendjen e renduar te këngëtarit te njohur i cili ndodhet i shtruar që prej ditës se djeshme në spital. /Telegrafi/