Françeska Jaçe, ish-banorja e Big Brother Albania duket se e ka marrë me të qeshur faktin që është në kërkim nga policia e Tiranës pasi u përfshi në sherr me një ish-miken e saj në ambientet e një dyqani në zonën e Bllokut.
Ajo vijon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk shqetësohet të tregojë përmes fotove edhe vendin ku ajo është, siç ishte rasti i një video selfie nga ambientet e një lokali.
Këtë radhë vlonjatja simpatike nuk i ka kursyer vetes një makinë luksoze të re, foton e së cilës e ka postuar në profilin e sja zyrtar në Instagram dhe ku shkruan: “Vogëlushja ime e re”.