Telegrafi

Françeska Rustemi shpallet Miss Universe Albania 2024

Françeska Rustemi është shpallur ‘Miss Universe Albania 2024’.

Bukuroshja nga Durrësi ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës në Shqipëri.

Spektakli i madh i bukurisë u organizua në ‘Pallatin e Kongreseve’ në Tiranë.

Foto: Screenshot/Instagram

19-vjeçarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2024 në Nikaragua.

Rustem u shpreh e lumtur për këtë sukses duke ndarë emocionet e para me ndjekësit.

Postimi i plotë i Françeskës (pa ndërhyrje):

“Nuk është e lehtë të shpreh emocionet që përjetova në skenën magjike të @missuniversealbania

Vendosa të marr pjesë në këtë konkurs bukurie për të përmbushur ëndrrën time dhe ajo, u bë realitet

Falenderime pafund për vlerësimin dhe besimin e treguar për ta përfaqësuar vendin tim në një event kaq të rëndësishëm.

Uroj që ky prezantim të jetë i denjë dhe pse jo ëndrra ime të vijojë dhe të realizohet në vazhdimësi.Ju jam Falenderuese dhe mirënjohëse per cdo mesazh për cdo brohoritje …per të gjithë ju që besuat tek UNE!Faleminderit!

Faleminderit të gjithë bashkëpunëtoreve te mi pa ju kjo natë sdo te kishte kuptim”. /Telegrafi/