Modelja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ditë më parë u përfshi në një aksident me makinë në Vlorë.
Lajmi lidhur me këtë u konfirmua nga disa media shqiptare, të cilat aluduan se si pasojë e shpejtësisë, Jaçe humbi kontrollin dhe përfundoi në rrethrrotullimin e Nartës.
Megjithatë, modelja shqiptare ditën e sotme (e mërkurë) ka treguar të vërtetën duke falënderuar të gjithë ata që e uruan dhe e përkrahin pas këtij aksidenti.
“Zoti ju ndihmoftë, faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e përzemërta.Për të gjithë njerëzit që janë shqetësuar por edhe për ata që kanë gjykuar po ju tregoj arsyen e aksidentit nuk ishte as shpejtësia në një zonë të banuar as alkool pasi çdo test ka dalë negativ”.
“Faleminderit të gjithëve për komentet pozitive dhe dua të përmend që komentet negative të trilluara nuk kanë vend në këtë aksident pasi diskutohet jeta e një njeriu. Natyra ime moskokëçarëse që në fillim të jetës sime publike më bën mos t’i marr për bazë dhe mbi të gjitha nëse kam të bëj me njerëz jo me kafshë”, ka shkruar ajo.
Françeska ndërkohë u bë më e njohur për publikun falë paraqitjeve atraktive në rrjetet sociale si dhe për pjesëmarrjen në “Big Brother”. /Telegrafi/