Skenat e dhunës nuk kanë fund për Françeska Jaçen, ndërsa në videon në fjalë, vajzën vlonjate e kapin prej flokësh dhe e shtrijnë në tokë, madje duke i sjellë edhe katër të qepura në buzë.
Nuk është vërtetuar akoma vërtetësia e videos, por sipas albeu.com thuhet se prej flokësh e ka kapur ish gruaja e të dashurit të saj aktual, për të cilën Françi duket se nuk ka bërë pak thashetheme, e duke e lakuar emrin e saj ngado.
Ajo mori hak, por kjo i shkaktoi Françeskës katër të qepura në buzë te Spitali Ushtarak.
I dashuri kërkoi të ndahej nga Françeska dhe të bashkohej me gruan, por kjo e fundit kishte refuzuar.
Kaq kishte mjaftuar që Françeska të lakonte emrin e saj, ç’ka ka sjellë edhe reagimin e dhunshëm të ish bashkëshortes.
Kujtojmë se ditë më parë u publikua një tjetër video ku ish banorja e Big Brother sulmon një shoqe të saj, gjë për të cilën ishte në kërkim nga policia./Telegrafi/.
https://www.youtube.com/watch?v=52PdAW9yLE4&feature=player_embedded