Site icon Telegrafi

Françeska e BB rrah një femër, në kërkim nga policia

Françeska Jaçe, ish-banore e Big Brother është në kërkim nga policia.

Sipas Balkanweb, akuza që rëndon mbi të është sulmi fizik mbi një vajzë tjetër në një lokal të Tiranës.

Gjithmonë sipas këtij raportimi, ngjarja ka ndodhur më 14 mars, ku pasi ka qëlluar me grushte në fytyrë vajzën me inicialet K. B, Jaçe është larguar nga lokali, dhe është shpallur në kërkim nga policia.

‘Më datë 14.03.2016, në orën 21:30, u referuan materialet hetimore në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si edhe punohet për kapjen e shtetases Françeska e ditëlindjes 1993, banuese në Tiranë, sepse në rrugën ‘Nikolla Tupe’, për motive të dobëta, ka goditur me grushte në fytyrë dhe në kokë shtetasen Katerina Beqo, e ditëlindjes 1987, banuese në Tiranë. Neni 90 i K. P’, është njoftimi i publikuar i policisë.

Exit mobile version