Sipas ish-sulmuesit të njohur, Enzo Francescoli, Interi ka bërë një goditje të vërtetë për të nënshkruar me Lautaro Martinez, i cili nuk do të ketë probleme në përshtatjen e tij në Serie A.
Martinez do të bashkohet me Interin nga Racing Club këtë verë, pasi klubet dhe lojtari thuhet se kanë arritur marrëveshje.
Sulmuesi argjentinas arrin në Itali me një reputacion si një nga talentet më të ndritshëm që kohët e fundit del nga futbolli i Amerikës së Jugut dhe këtë e thotë një emër i njohur i futbollit.
“Martinez është aktualisht sulmuesi më i mirë në Ligën e Argjentinës”, ka thënë fillimisht Francescoli për Gazzetta dello Sport.
“Pavarësisht se ishte shumë i ri, ai tashmë ka treguar një personalitet të matur, të kombinuar me aftësi të shkëlqyera teknike”.
“Interi bëri një goditje të vërtetë [me nënshkrimin e tij]”.
“Natyrisht ai do të duhet të përpiqet dhe të përshtatet me një mënyrë të re të jetës”.
“Megjithatë, unë nuk mendoj se ai do të ketë probleme të mëdha që t’i përshtaten Italisë”, përfundoi uruguaiani. /Telegrafi/