Francesco Totti, legjenda e Romës dhe futbollit italian, k tronditur publikun lokal në bazë të titujve të mediave italiane.
Ish-lojtari i është adresuar fansave dhe opinionit publik përmes llogarisë zyrtare në Twitter, duke thënë se shumë shpejt do të flas rreth klubit romak.
“Në këtë kohë, po shkruhet se gjoja kam dhënë disa mendime dhe kam bërë disa përzgjedhje. Së shpejti do të jap opinionin tim personal”, ka shkruar italiani në rrjetet sociale.
“Gazzetta dello Sport”, mediumi më i respektuar sportiv italian, në bazë të kësaj, argumenton se kjo është dëshmi se si adhurohet “Il Capitano” dhe se është shumë afër largimit nga klubi i jetës.
In questo momento vengono dette e scritte tante parole, cercando di ipotizzare i miei pensieri e le mie scelte. A breve il mio punto di vista nella giusta sede…
— Francesco Totti (@Totti) June 13, 2019
Është e qartë pse Totti është i hidhur. Para dy vjetësh kur u pensionua, iu ofrua posti i drejtorit teknik të klubit.
Por, italiani duket se nuk është i kënaqur pasi që nuk po respektohet si një figurë e rëndësishme, duke përfshirë edhe detyrat kryesore strategjike, ku së fundi është injoruar sa i përket trajnerit të ri.
Ndryshe, Roma ka emëruar trajnerin e ri të ekipit, Paulo Fonseca, i cili e ka pasuar Claudio Ranierin. /Telegrafi/