Kombëtarja e Shqipërisë ka emëruar për trajner Edoardo Rejën pas shkarkimit të Christian Panuccit.
Por deri te vendimi për ta emëruar Rejën, kryetari i FSHF-së, Armand Duka kishte kontaktuar disa trajnerë.
Kontaktet e Dukës ishin kryesisht me trajnerë italian dhe njëri nga ta ishte edhe Francesco Guidolin.
Ish-trajneri i skuadrave të njohura si Monaco, Watford, Swansea, Udinese, Parma, Palermo e Ataltana e ka pranuar këtë gjë në një prononcim për Calciomercato.
“Shqipëria zgjodhi Rejën dhe jam i lumtur, sepse e meriton që të bëjë sa më mirë”, tha Guidolin.
“Po, e vërtetë që më kërkuan edhe mua dhe u treguan shumë zotërinj dhe të sjellshëm. Sidomos presidenti Duka, por preferova të prisja për të parë se si do të zhvillohej situata në këtë fazë të sezonit”, u shpreh Guidolin. /Telegrafi/