Parlamenti francez votoi sot fazën e tretë të zgjatjes në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme pas sulmeve terroriste në Francë, deri në fund të muajit korrik, për të shtuar masat e sigurisë të Euro 2016 dhe të turit çiklistik në Francë.
Me 46 vota pro dhe 20 kundër si dhe dy abstenime, deputetët votuan për një zgjatje dymujore të gjendjes së emergjencës, nën vazhdën e sulmeve terroriste në 13 nëntor.
“Kërcënimi terrorist paraqitet në një nivel të lartë dhe Franca përbën ashtu si dhe BE-ja një objektiv të mundshëm”, u shpreh në nisje të diskutimeve ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve.