Telegrafi

Francë, vdes foshnja e porsalindur nga mbidoza e vitaminave

 

Franca ka vendosur që të ndalojë shitjen e një suplementi të vitaminës D, pasi është raportuar një foshnje e porsalindur ka vdekur disa orë pasi mori atë lloj vitamine.

Foshnjës dhjetë-ditësh i ishte dhënë një dozë e “Uvesterol D”, e cila zakonisht  jepet për fëmijët franceze nën moshën pesë vjeçare për të parandaluar mungesën e vitaminës D, transmeton Klan Kosova.

Sipas zyrtarëve ky nuk është rasti i parë i vdekjeve të foshnjave në Francë nga mbidoza e vitaminave.

Ministrja e Shëndetësisë në Francë, Marisol Touraine ka thënë se fëmijët nuk po rrezikohen nga marrja e këtyre vitaminave.

Touriane tha se ata “po rrezikohen nga përshkrimi i mjekëve që po u bëhet që t’i marrin këto vitamina të cilët duhet të specifikojnë efektet anësore që ka ky vitaminë”.