Franca ka vendosur që të ndalojë shitjen e një suplementi të vitaminës D, pasi është raportuar një foshnje e porsalindur ka vdekur disa orë pasi mori atë lloj vitamine.
Foshnjës dhjetë-ditësh i ishte dhënë një dozë e “Uvesterol D”, e cila zakonisht jepet për fëmijët franceze nën moshën pesë vjeçare për të parandaluar mungesën e vitaminës D, transmeton Klan Kosova.
Sipas zyrtarëve ky nuk është rasti i parë i vdekjeve të foshnjave në Francë nga mbidoza e vitaminave.
Ministrja e Shëndetësisë në Francë, Marisol Touraine ka thënë se fëmijët nuk po rrezikohen nga marrja e këtyre vitaminave.
Touriane tha se ata “po rrezikohen nga përshkrimi i mjekëve që po u bëhet që t’i marrin këto vitamina të cilët duhet të specifikojnë efektet anësore që ka ky vitaminë”.