Site icon Telegrafi

Francë-Shqipëri, ky është gjyqtari që do të drejtojë sfidën

Një njohje e vjetër për Shqipërinë në sfidën e së mërkurës në Kampionatin Evropian 2016.

Do të jetë skocezi William Collum arbitri që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e dytë të Shqipërisë në Euro 2016 kundër Francës në stadiumin “Velodrome”.

UEFA ka publikuar emrin e xhaketës së zezë i cili do të ketë si ndihmës të tij, irlandezin Damien MacGraith dhe skocezin Francis Connor.

Në linjën e portës do të qëndrojnë gjithashtu dy skocezë, ata janë Bobby Madden e John Beaton, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Michael Oliver.

37-vjeçari Collum është një arbitër me eksperiencë ndërkombëtare. Ndeshja e fundit që ai ka drejtuar në Kupat e Europës është ajo mes Bayern Leverkusen dhe Villarreal në datën 17 Mars, ndërsa në datën 4 Shtator të vitit 2015 ai drejtoi ndeshjen eliminatore mes Danimarkës dhe Shqipërisë në Kopenhagën.

Collum ka drejtuar gjithashtu edhe ndeshjen e luantur në vitin 2013 në Tiranë mes Shqipërisë dhe Norvegjisë e mbyllur në barazim 1-1.

Exit mobile version