Franca do të presë Shqipërinë në Stade Velodrome sonte mbrëma në atë që është ndeshja kryesore e ditës në Euro 2016.
Franca kërkon fitoren para publikut vendas, me tri pikë të tjera që do të siguronin edhe kualifikimin dhe vendin e parë, e një short më të favorshëm për rrethin tjetër.
Megjithatë, Shqipëria duke llogaritur në Tifozat Kuq e Zi dhe shqiptarët nga mbarë Evropa, pritet që Marseillen ta bëjë sikur Elbasan Arenan.
Për të fituar, De Biasi ka disa probleme, duke filluar nga mos konkretizimi para portës, deri te zëvëndësuesi i mundshëm i kapitenit legjendar, Lorik Cana, i cili është i suspenduar me karton të kuq.
Sipas të gjitha gjasave, De Biasi do të vendosë që të mbajë formacionin si ndeshjen e kaluar, por në vend të Canës të startojë Arlind Ajeti, mbrojtësi gjigant shqiptar, i cili do të formonte tandemin e pakalueshëm me Mërgim Mavrajn, shkruan Telegrafi.
Ndryshe Franca do të harrojë pikëpyetjet për Griezmannin dhe Pogban, e Deschamps do t’i besojë lojtarëve edhe në këtë sfidë.
Shikoni formacionet: