Në Alzas (Elsass) të Francës në mbrëmjen e të premtes është rrëzuar një aeroplan i vogël dhe me këtë rast ka humbur jetën piloti i tij, një zviceran 55 vjeçar. njofton sda.ch. Personi në fjalë ka qenë i vetëm në fluturaken e vogël, e cila është shkatërruar në tërësi.
Ai ishte nisur nga aeroporti Basel-Mulhouse dhe po fluturonte drejt qytetit Saint-Die, në regjionin Lothringen, transmeton albinfo.ch. Diku në gjysmë të rrugës, rreth orës 20 aeroplani është rrëzuar në një mal, njoftojnë zjarrfikësit e regjionit Haut-Rhin.
Sipas tyre, ai, pak para se të rrëzohej, kishte dashur të bënte një kthesë, por kishte dështuar.