Telegrafi

Francë: Rrëmbyesi ka vrarë dy qytetarë dhe ka plagosur disa të tjerë

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Colomb tha se rrëmbyesi, i cili u vra sot në qytetin Treb në jug të Francës, ka vrarë dy vetë dhe ka plagosur disa persona të tjerë.

Përfaqësuesi rajonal i Bashkësisë policore franceze, Bruno Bartoseti ka thënë për media se rrëmbyesi ishte i njohur më parë për policinë dhe ka origjinë marokene, i cili paraprakisht kishte qëlluar në kokë një qytetar në Carcasson.

Shteti Islamik nëpërmjet një komunikate të postuar në internet, mori përgjegjësinë për vrasjen e tre personave në qytetet franceze Carcasson dhe Treb.

Reuters shkruan se personi i armatosur e mori në fillim një automjet, duke shtënë ndaj policisë dhe më pas rrëmbeu pengjet në supermarket, duke bërtitur “Alahu Akbar”.

Rrëmbyesi është qëlluar për vdekje nga forcat policore franceze. /kp/Telegrafi/