Site icon Telegrafi

Francë, për shkak të zjarrit evakuohen 10 mijë njerëz

Së paku 10 mijë njerëz janë evakuuar natën e kaluar për shkak të zjarrit në jug të Francës, në afërsi të vendit Borm Le Mimoza në regjioni Var.

Ky regjion që nga e hëna po përballet me zjarret në male, kanë bërë të ditur autoritetet.

“Së paku 10 mijë njerëz janë evakuuar pasi që zjarri është zgjeruar. Ky është një territor, në të cilin numri I banorëve gjatë verës dyfishohet ose trefishohet”, ka thënë një zyrtar i shërbimit të zjarrfikësve, transmeton AFP. /KP/

 

Exit mobile version