Site icon Telegrafi

Francë, mijëra familje pa energji elektrike

Për shkak të stuhive të fuqishme të cilat janë efektive që nga fundi i javës në Francë kanë mbetur mijëra familje pa energji elektrike, raporton Anadolu Agency.

Kanali Meteorologjik francez, Meteo France, ka njoftuar se për shkak të stuhisë Marchel e cila është efektive që nga fundjava në pjesën jugore të vendit kanë mbetur pa energji elektrike 37 mijë familje.

Stuhia e cila pritet të pakësojë ndikimin e saj brenda ditës theksohet se është efektive kryesisht në rajonet Herault dhe Andorre.

Për shkak të stuhisë më parë ishin bërë paralajmërime për drejtuesit e automjeteve që të mos përdornin disa nga autostradat.  Gjithashtu theksohet se alarmi i kuq i dhënë për stuhinë e cila herë pas here arrin shpejtësinë 200 km në orë, është ulur në alarmin portokalli.

Exit mobile version