Kryeministri francez Manuel Valls bëri me dije se do të garojë në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen vitin që vjen.
Valls deklaroi se ai dëshiron t’i japë gjithçka Francës. Deklarata e tij vjen disa ditë, pasi presidenti Francois Hollande bëri me dije se ai nuk do të garonte.
Fillimisht atij i duhet të përballet me pretendentë të tjerë brenda partisë së tij muajin e ardhshëm.
Dhe nëse ai arrin të fitojë garën brenda partisë, i duhet të përballet me Francois Fillon dhe Marine Le Pen në raundin e parë të zgjedhjeve në muajin prill.