Telegrafi

Francë: Kandidatët presidencialë, mospajtime për Rusinë dhe Putinin

Kandidatët konservatorë presidencialë në Francë, Francois Fillon dhe Alain Juppe, mbrëmë vonë e kanë akuzuar njëri-tjetrin lidhur me qëndrimin ndaj Rusisë, në debatin e tyre të fundit para rundit të dytë të zgjedhjeve partiake.

Juppe e ka kritikuar rivalin e tij për lidhjet e perceptuara me presidencën e Rusisë.

Dukle iu referuar fjalëve të fundit të ngrohta të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për Fillon, ish-kryeministri francez, Alain Juppe, gjatë debatit televiziv tha se “kjo duhet të jetë zgjedhja e parë presidenciale në të cilën presidenti rus e zgjedh kandidatin”.

Fillon e ka mbështetur rreshtimin strategjik të tij me Moskën dhe është angazhuar për tërheqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës dhe mbështetjes për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës, raporton Rel.

Megjithatë, Fillon tha se “ne jemi aleatë të Shteteve të Bashkuara, ne i ndajmë parimet fondamentale me Shtetet e Bashkuara, që ne nuk i bëjmë me Rusinë”, tha Fillon.

Nëse Francois Fillon fiton Kundër Juppe në rundin e dytë të zgjedhjeve partiake më 27 nëntor, atëherë pritet pothuajse me siguri se ai mund të triumfoj kundër kandidates të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, e cila po ashtu, i mbështet lidhjet e afërta me Rusinë, para zgjedhjeve presidenciale në Francë, në muajin maj të vitit të ardhshëm.