Telegrafi

Francë: Gjobiten 11 institucione financiare

Gjoba e autoriteteve ka ardhur pasi që kanë vërejtur parregullsi në shërbimet ndaj klientëve, të cilëve u janë aplikuar kosto shtesë në shërbime.

Në këtë hetim janë përfshirë: BNP-Paribas,Banque de France, BPCE, Banque Postale, Credit Mutuel, Credit Agricole, Credit du Nord, Credit Lyonnais, Industriel e Commercial, HSBC e Societe’ Generale. Këto institucione mund të ankohen në Gjykatën e Parisit. /Telegrafi/