Site icon Telegrafi

France Football zgjedh formacionin më të mirë të botës pas ndeshjeve me kombëtaret, Aliti pjesë e tij së bashku me yje si Mbappe dhe Varane

Fidal Aliti (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti ka zënë vend në formacionin më të mirë të kombëtareve të botës, pas ndeshjeve të para të luajtura për eliminatoret e Euro 2020.

Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bullgarisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të ndeshjes së vlefshme për Grupin A.

Megjithatë, ‘Dardanët’ arritën të dominojnë ndeshjen dhe të krijojnë shumë raste për gol, por patën mungesë fati të konkretizime.

Njëri nga lojtarët më të dalluar të Kosovës ishte padyshim Fidan Aliti, i cili është përzgjedhur në formacionin më të mirë nga revista prestigjioze France Football.

France Football e ka vendosur Alitin në mbrojtje, bashkë me Danilon e Brazilit, Raphael Varane të Francës  dhe Nico Shulz të Gjermanisë.

Në formacionin më të mirë spikatën edhe emra tjerë të njohur si Kylian Mbappe, Ross Barkley dhe Serge Gnabry.

Formacioni më i mirë nga France Football: Darren Keet (Afrika e Jugut); Danilo (Brazil), Varane (Francë), Aliti (Kosovë), Schulz (Gjermani) – Dzudzsak (Hungari), Barkley (Angli), Spinazzola (Itali) – Mbappe (Francë), Zahavi (Izrael), Gnabry (Gjermani)

/Telegrafi/

Exit mobile version