Telegrafi

France Football po konsiderohet se bëri huqjen më të madhe në ndarjen e çmimeve të Topit të Artë

France Fotball ka bërë ndarjen e Topit të Artë të hënën mbrëma, ndërsa atë e fitoi sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.

Sulmuesi francez pati një edicion të shkëlqyer me Los Blancos dhe ishte i merituar për të, derisa u ndanë edhe disa çmime.

Çmimi për sulmuesin më të mirë shkoi për Robert Lewandowskin e Barcelonës, për golat e shënuar në edicionin e kaluar, por që garoi me Bayern Munichun, për të marrë trofeun “Gerd Muller”.

Portieri më i mirë ishte po ashtu një lojtar që luan në La Liga, Thibaut Courois i Real Madridit, duke rrëmbyer kështu çmimin Lev Yashin.

Në atë natë u ndanë edhe çmimi “Trophe Kopa” që shkoi në duart e talentit të Barcelonës, Gavi, derisa u nda edhe çmimi për klubin më të mirë të vitit.

Shumëkush mund ta ketë pritur se Real Madridi do të ishte klubi më i mirë i vitit, por France Football shkaktoi befasi.

Revista franceze vendosi se ky çmim shkon në Angli, përkatësisht te kampioni i Ligës Premier, Manchester City.

Do të ishte mëse e drejtë nëse Citizens do të ishin në finale të Ligës së Kampionëve, por ata u eliminuan nga Los Blancos në fazën gjysmëfinale.

Andaj, France Football po kritikohet shumë për këtë çmim të ndarë, pasi nuk përkon me asnjë të arritur të klubit anglez, duke e injoruar kështu Real Madridin apo edhe Liverpoolin që së paku ishte në finale. /Telegrafi/