France Football ka emëruar Lev Yashini si portierin më të mirë të të gjitha kohërave në futboll.
Mediumi francez që organizon Topin e Artë, madje ka krijuar një trofe për portierin më të mirë te vitit në emrin e portierit rus.
Yashin kishte kulimin e karrierës kur ishte pjesë e Dynamo Moskës, e që me paraqitjet e tij kishte rrëmbyer zemrat e shumë tifozëve.
Ndërsa ndër vite kemi pas edhe portier të talentuar si Giuanluigi Buffon, Gordon Banks dhe Manuel Neuer.
Por, Yashin ishte i vetmi portieri deri më tani në histori të futbollit që ka fituar Topin e Artë.
France Football ka zgjedhur këta portierë:
10) Peter Shilton – Kishte bërë 1,390 paraqitje në karrierën e tij e që ende e mban rekordin në 11 sezone profesionale.
9) Edwin va nder Sar – Portieri holandez ishte zgjedhur më i miri në vitin 1995 dhe në vitin 2009, derisa kishte qëndruar për një kohë të gjatë në krye.
8) Iker Casillas – Ka arritur të fitojë pesë tituj të La Liga-s dhe tre Liga të Kampionëve me Real Madridin.
7) Sepp Maier – Kishte bërë 536 paraqitje me Bayern Munichun, derisa ka fituar Kpnën e Botës me Gjermaninë dhe tri kupa të evropiane për klube në vitet e 70-ta.
6) Peter Schmeichel – Ka fituar tituj në Danimarkë, Angli dhe Portugali, derisa ishte kapiten i Manchester United në tripletën e fituar në vitin 1999.
5) Manuel Neuer – Gjermani ishte zgjedhur katër herë portieri më i mirë në botë në viteve, 2013, 2014, 2015 dhe 2016.
4) Gianluigi Buffon – Ai e mban rekordin me më së shumti paraqitje në kombëtaren e Italisë me 176 dhe rekordin e mos pranimit gol në Serie A për 974 minuta.
3) Dino Zoff – Ai u bë lojtari më i vjetër që e fiton Kupën e Botës si 40-vjeçar, derisa kishte bërë 112 paraqitje për vendin e tij dhe kishte fituar gjashtë herë Serie A-n me Juventusin.
2) Gordon Banks – FIFA e kishte emëruar atë gjashtë herë radhazi në mes të viteve 1966 dhe 1971.
Gordon Banks v Brazil 1970#England #FootballsStayingHome #footballmemories pic.twitter.com/C1fPypbS7j
— Football Nostalgia (@nostalgia_footy) April 27, 2020
1) Lev Yashin – Ndryshe i njohur si ‘Merimanga e Zezë’ është i vetmi portierë në histori të futbollit që ka fituar Topin e Artë. /Telegrafi/