Site icon Telegrafi

Francë: Fillojnë hetimet për tre femra të dyshuara për terrorizëm

Prokuroria franceze ka filluar zyrtarisht hetimet për tre femrat të cilat ishin arrestuar disa ditë më parë në Francë, nën dyshimin për një sulm të dështuar në katedralen Notre Dame në Paris, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ines Madani, 19 vjeçare, Sara Hervouet, 23 vjeçare dhe Amel Sakaou, 39 vjeçare, janë paraqitur para një gjykate për anti-terrorizëm ditën e hënë.

Këto femra dyshohet se kanë planifikuar shpërthimin e një veturë të mbushur me bombola gazi, javën që shkoi, si dhe dyshohet se kanë lidhje me ISIS.

Një tjetër femër, Ornella G, 29 vjeçare, veçse është duke u hetuar për këtë rast.

Exit mobile version