Telegrafi

Francë, 218 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Numri i vdekjeve të lidhura me coronavirusin në Francë u shtua sot edhe me 218 të vdekurit në 24 orët e fundit, tha drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salomon, duke çuar në 24 594 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend.

“Njësitë e kujdesit intensiv tregojnë përsëri një ekuilibër negativ pacientësh, me minus 144 në krahasim me një ditë më parë”, tha ai.

Salomon prezantoi hartat e reja të përkohshme për heqjen e kufizimeve, të planifikuara nga 11 maj, por në një mënyrë të diferencuar, sipas zonave.

Këto harta provizore i klasifikojnë departamentet në të kuqe, portokalli dhe jeshile, sipas gjendjes së epidemisë dhe në njësitë e reanimacionit. /kp/Telegrafi/