Kylian Mpappe ka nisur numërimin mbrapsht përpara ndeshjes së datës 25 qershor, ku Franca luan kundër Polonisë në ndeshjen e fundit të grupit D.
Les Bleus luajnë për vendin e parë së bashku me Holandën, e cila përballet me Austrinë, ku të dyja janë lider me pika të njëjta.
Objektivi është rikuperimi i Mbappes, i cili ishte jashtë kundër Holandës. Franca të shtunën zhvilloi një ndeshje miqësore kundër ekipit të Paderbornit U 21, ku luajtën lojtarët që po marrin pjesë më pak në këtë Euro 2024.
Në këtë qytet të vogël gjerman Franca ka kampin e saj bazë, ndërsa Paderborni ka klubin që merr pjesë në Bundesliga 2.
Edhe pse lojtarët rivalë janë paralajmëruar të tregojnë kujdes kur përballen me Mbappen, testi ka qenë i kënaqshëm, ku sulmuesi për 60 minuta shënoi dy herë dhe asistoi dy herë.
🚨🚨| BREAKING: Kylian Mbappé played in a behind-closed-doors friendly match today with his mask on. He played 60 minutes and registered 2 goals & 2 assists.
[@LaurensJulien] pic.twitter.com/RQF0kj53Az
— CentreGoals. (@centregoals) June 22, 2024
Franca stërvitet në Paderborn dhe ideja është që Mbappe tashmë ka filluar të integrohet në dinamikën e grupit me maskën e tij që mbron frakturën e hundës që pësoi në ndeshjen e parë kundër Austrisë.
Pa Kylian Mbappe, Les Bleus nuk mund të shkojnë më shumë se një barazim dhe brenda grupit duket qartë se prania e lojtarit të ri të Real Madridit i bën ata më të mirë në fushë. /Telegrafi/