Parlamenti francez miratoi sot për herë të gjashtë një zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme, deri më 1 nëntor, kur pritet të votohet një ligj shumë i përfolur që do të zëvendësojë këtë dispozitë.
Pas Senatit të martën, Asambleja Kombëtare miratoi këtë zgjatje të re me 137 vota pro dhe 13 kundër, raporton AFP.
Në fuqi që prej atentateve të 13 nëntorit 2015 (130 të vdekur dhe më shumë se 350 të plagosur), ky regjim shënon një rekord që prej periudhës së luftës së Algjerisë kur edhe u krijua, gjendja e jashtëzakonshme duhej të mbaronte më 15 korrik.
Ky regjim mundëson, pa miratimin paraprak të një gjyqitari, që të jepet arrest shtëpie, të kontrollohen banesat, të ndalohen manifestimet, të kontrollohen identitetet, bagazhet dhe automjetet si dhe mbyllje e vendeve të grumbullimit.