Telegrafi

Franca vazhdon të tronditet nga greva e punëtorëve

Qindra mijëra shërbyes civilë, përfshirë punëtorët e postës, mësuesit, kontrolluesit e trafikut ajror dhe stafin e spitaleve, u janë bashkuar të martën këtyre të parëve, duke protestuar kështu kundër planit që parasheh reformimin e sistemit pensional.

Ministria e Financave ka bërë të ditur se greva po i kushton Francës 400 milionë euro në ditë. Në anën tjetër, presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka thënë se duhet të ndërpritet greva e transportuesve para se ajo ta gjunjëzojë ekonominë. Sarkozy ka përsëritur qëndrimin për vazhdimin e reformave të planifikuara në sistemin pensional. /RFE/