Kryeministrja franceze Elisabeth Borne u ka kërkuar ministrave dhe ekipeve të tyre që të mos përdorin aplikacionet sikurse WhatsApp, Telegram dhe Signal për shkak të çështjeve të sigurisë, raporton Politico.
“Këto mjete digjitale nuk janë pa të meta sigurie dhe për këtë arsye nuk mund të garantojnë sigurinë e bisedave dhe informacionit të ndarë nëpërmjet tyre”, thuhet në dokumentin e datës 22 nëntor.
Borne caktoi një afat deri më 8 dhjetor që qeveria të kalojë në përdorimin e aplikacionit francez Olvid, i cili është i certifikuar nga agjencia franceze e sigurisë kibernetike ANSSI.
Ata gjithashtu mund të përdorin aplikacionin Tchap, një platformë e sigurt e mesazheve i zhvilluar nga qeveria i lansuar në vitin 2019.
Lajmi u raportua fillimisht nga gazeta franceze Le Point.
“Ekipi im dhe unë e kemi përdorur atë që nga korriku i vitit 2022. Në dhjetor, e gjithë qeveria do të përdorë [Olvid], sistemin më të sigurt të mesazheve të çastit në botë”, konfirmoi ministri dixhital francez Jean-Noël Barrot në X. /Telegrafi/