Franca do t’i paguajë infermierëve të kujdesit intensiv 100 euro shtesë në muaj nga janari.
Me këtë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kërkon të përmirësojë kushtet e punës për stafin e rraskapitur nga lufta kundër COVID-19.
Dhe një gjë e tillë është bërë e ditur nga kryeministri Jean Castex.
“Kjo ka të bëjë me përmirësimin e atraktivitetit, trajnimit, kualifikimit, kushteve të punës në njësitë e kujdesit intensiv, njohjen e aftësive të atyre që punojnë atje”, tha Castex gjatë një vizite në një njësi të kujdesit intensiv në Creteil, afër Parisit.
Bonusi vjen përpara një grupi më të gjerë masash që do të zbulohen javën e ardhshme nga Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran për të frenuar mungesat e stafit në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.
Ndryshe, përhapja e shpejtë e variantit Omicron ka parë një rritje rekord të rasteve në Francë, duke vënë presion shtesë në njësitë e kujdesit intensiv në spitalet publike. /Telegrafi/