Franca është fitues i medaljes së bronztë në kampionatin Botëror të basketbollit ‘Kina 2019’.
Tre kolorët kanë arritur fitore në ndeshje për vendin e tretë ndaj Australisë me rezultat 67:59.
Australianët udhëhoqën në dy çerekët e parë 11:16 dhe 10:14 për tu mbyllur pjesa e parë me epërsi prej nëntë pikësh 21:30.
Por francezët u rikthyen në çerekun e tretë duke e mbyllur atë me rezultat 21:16 dhe të katërtin me 25:13 për ta fituar medaljen e bronztë.
Nando De Colo ishte më efikasi te Franca me 19 pikë, dy kërcime e tre asistime, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Fournier me 16 pikë si dhe dyshja Albicy e Batum që shtuan nga nëntë pikë të tjera.
Ingles me 17 pikë dhe Patrick Mills me 15 të tjera ishin më efikasit tek australianët, por që këto pikë nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/