Site icon Telegrafi

Franca thërret për përmbajtje dhe dialog në Maqedoni

Franca është duke i përcjellur me vëmendje të lartë zhillimet më të reja politike në Shkup dhe bën thirrje për formim të shpejtë të qeverisë që do t’i zbatojë reformat që janë parakusht për përafrimin e vendit në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, kjo është pjesë e deklaratës së ministrit francez për çështje evropiane, Harlem Désir, ku thekson se duhet respektuar Kushtetuta, rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit të kaluar dhe parimet demokratike.

Në njoftimin zyrtar, Franca thërret për përmbajtje nga të gjitha palët, ndjenjë përgjegjësie dhe dialog, si edhe përkushtim për stabilitetin e rajonit./Telegrafi/

Exit mobile version