Telegrafi

Franca themelon fond shtetëror

Sa herë që të jenë të kërcënuara "interesat strategjike" të shtetit francez, do të ndërhyjë fondi, deklaroi presidenti i shtetit Nicolas Sarkozy.

Fillimisht ai ishte angazhuar për një zgjidhje mbarevropiane, por kishte hasur në kundërshtim.

Sarkozy druan shfrytëzimin e humbjeve të fundit të kurseve të aksioneve të koncerneve evropiane prej fondeve shtetërore nga Kina, Rusia ose shtetet e Gjirit Persik.