Site icon Telegrafi

Franca do të shkojë në Kupën e Botës pa N’Golo Kanten

Kampioni i botës me Francën në Rusi 2018, N’Golo Kante, do të mungojë në eventin e Katarit 2022 për shkak të lëndimit, shkruan gazeta L’Equipe.

Një mungesë e madhe për Didier Deschamps, përzgjedhësi i ‘Gjelave’, i cili ka mbetur pa mesfushorin kryesor.

Që kur luajti ndeshjen e tij të fundit për Chelsean, kundër Tottenhamit (2-2) më 14 gusht, dihet pak ose asgjë për francezin.

Kante, i cili ka luajtur vetëm 175 minuta këtë sezon, pësoi një dëmtim në muskul dhe që atëherë ka humbur 12 ndeshje.

Mesazhi i Didier Deschamps është i qartë. Ai tashmë ka paralajmëruar për dëmtimin e Paul Pogbas: “Nuk do të thërras asnjë lojtar, kushdo qoftë ai, që nuk është 100%”.

Deschamps do ta publikojë listën më 9 nëntor. Kanë mbetur vetëm 26 ditë dhe tani për tani dihet nëse Kante nuk do të jetë në përzgjedhjen përfundimtare, apo jo. /Telegrafi/

Exit mobile version