Telegrafi

Franca do të mbajë raundet e zgjedhjeve presidenciale 2022, më 10 dhe 24 prill

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të Francës do të mbahet në 10 prill të vitit të ardhshëm, me raundin e dytë të planifikuar në 24 prill, tha të martën zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zgjedhjet legjislative do të zhvillohen në 12 qershor dhe 19 qershor, shtoi ai.

Ndryshe, zgjedhjet ishin objekt bisedimesh midis partive politike të Francës dhe ministrit të Brendshëm Gérald Darmanin, ministria e të cilit është përgjegjëse për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve të vendit.

Presidenti Emmanuel Macron u zgjodh për një mandat pesë-vjeçar në 7 maj 2017 dhe mori detyrën në 14 maj. /Telegrafi/