Site icon Telegrafi

“Franca do ta ndihmojë financiarisht policinë e Maqedonisë”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot mbajti takim pune me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB thonë se, Thimonier ka shprehur gatishmërinë e ministrit të brendshëm francez, Brino Le Ru, për të mbështetur financiarisht poicinë e Maqedonisë.

“Ambasadori Thimonier ka uruar për postin e ri Spasovski dhe ka përcjellur gatishmërinë e ministrit të brendshëm francez Brino Le Ru, si dhe të policisë franceze që të ndihmohet financiarisht nga fondet evropiane policia e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version