Telegrafi

Franca do ta dekorojë Sheqerinskën me Urdhrin e Meritës

Zv. kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska do t’i jepet “Komandant i Urdhrit Kombëtar për Meritë të Francës”. Çmimin e lartë në emër të kryetarit francez, ministres Sheqerinska do t’i jepet nga ministrja Zhenevjej Darijesek, ndërsa sekretari shtetëror i Forcave të Armatosura të Francës, do të marrë pjesë nesër në pritjen në rezidencën franceze në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimi “Komandant i Urdhrit Kombëtar për Meritë të Francës” jepet për merita të jashtëzakonshme qytetare dhe është themeluar në vitin 1963 nga Gjenerali De Gaulle.

Sheqerinska e merr këtë njohje për shkak të kontributit të saj të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Francës dhe për shkak të angazhimit të saj për të promovuar vlerat qytetare evropiane në Maqedoni.

Sheqerinska është politikania e parë nga Maqedonia çka nga Republika e Francës merr njohje të këtij niveli. /Telegrafi/