Telegrafi

Franca synon të vaksinojë 30 milionë njerëz deri në verë

Franca synon të vaksinojë të paktën 10 milionë njerëz deri nga mesi i muajit prill; 20 milionë nga mesi i muajit maj, dhe gjithsej 30 milionë njerëz deri në stinën e verës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lajmin e bëri të ditur kryeministri francez, Jean Castex, i cili deklaroi se deri më tani në Francë janë vaksinuar 3.2 milionë persona, përfshirë 1.8 milion njerëz që morën dozat e dyta.

Më shumë se 60 për qind e të gjitha rasteve të reja me coronavirus, vijnë për shkak të variantit britanik, potencoi kryeministri Jastex.

“Qarkullimi i virusit është përshpejtuar gjatë dy javëve të fundit dhe kjo lidhet qartë me variantin e Mbretërisë së Bashkuar”, tha ai.

Ndryshe, që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, Franca ka regjistruar 3.8 milionë raste me coronavirus si dhe 87 mijë viktima. /Telegrafi/