Telegrafi

Franca sot mbyll “xhunglën” e refugjatëve

Më shumë se 1,200 policë dhe zyrtarë në Francë kanë filluar një operacion për të pastruar kampin e emigrantëve “Xhungla” në Calais.

Në kamp jetojnë  rreth 7 mijë persona në kushte të mjerueshme.

Ata do të vendosen në qendrat e tjera të emigrantëve në Francë, megjithatë disa prej tyre nuk duan të  zhvendosen, pasi kërkojnë të shkojnë në Britani, shkruan BBC.

Shkatërrimi i kampit pritet të bëhet të martën, transmeton KosovaPress.

Mbretëria e Bashkuar ka filluar të pranojë rreth 1300 fëmijë të pashoqëruar nga kampi.