Zv.kryetari i Qeverisë së RM-së përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi takim me ambasadorin e Francë në Shkup, Christian Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Edhe pse jemi të vetëdijshëm se në dy vitet e kaluara, Bertrand, punoi në kushte të krizës së thellë politike në Maqedoni, angazhimi i tij kishte rol të rëndësishëm në ndërtimin e kapacitetit në Sekretariat’, ka theksuar Osmani në takimin e sotëm.
Thimonier ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i suksesshëm mes Sekretariatit dhe ekspertit francez dhe njoftoi se me mbarimin e mandatit Bertrand Milet, Franca do të sigurojë praninë e ekspertit të ri për çështje Evropiane, që paraqet mbështetje të drejtpërdrejtë politike nga ana e Francës.
Eksperti i ri, do të angazhohet plotësisht dhe do të bëhen të gjitha përgatitjet në vijë të rekomandimeve nga raporti i Bertrandit, me qëllim që Maqedonia më lehtë dhe në mënyrë më efektive t’i përkushtohet sfidave që qëndrojnë në rrugën e përafrimit të vendit drejt BE-së’. /Telegrafi/