Telegrafi

Franca siguron kualifikimin, Holanda jashtë Botërorit (Video)

Franca ka siguruar kualifikimin e drejtpërdrejt në Botëror nga Grupi A pas fitores prej 2-1 ndaj Bjellorusisë në shtëpi.

Ishte Antoine Griezmann (27’) dhe Olivier Giroud (33’) ata që shënuan dy gola të shpejt në këtë takim.

Saroka zvogëli në fund të pjesës së parë për 2-1.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth kombëtares së Francës

Deri në fund të ndeshjes u tentua të ketë ndryshime në rezultat, por nuk ndodhën.

Holanda mposhti Suedinë, por nuk arriti që të kalojë në vendin e dytë.

Kështu, nga vendi i parë me 23 pikë, Franca shkon direkt nga Grupi A, më pas vazhdon në playoff Suedia përkundër humbjes me 19 pikë, por golaverazh më të mirë se Holanda që mbetet jashtë Botërorit. /Telegrafi/