Franca është kualifikuar për në finalen e Kampionatit Evropian në basketboll, pasi mposhtën Poloninë në gjysmëfinale me rezultat 95:54.
Të dyja përzgjedhjet luajtën dobët në sulm në fillim të ndeshjes, kështu që në çerekun e parë u shënuan vetëm 24 pikë. Francezët patën avantazhin më të madh prej shtatë pikësh (13:6).
Edhe para pushimit francezët luajtën një mbrojtje fantastike, kështu që avantazhi vetëm sa u rrit dhe në pjesën e parë dhe arriti në 16 pikë (34:18).
Boys just wanna have fun 🤹♂️#EuroBasket x #BringTheNoise
📺 https://t.co/XA74VljBO4 pic.twitter.com/UJmsaiCwBE
— FIBA EuroBasket (@EuroBasket) September 16, 2022
Polakët nuk patën zgjidhje as për sulmet franceze në pjesën e dytë dhe tashmë në çerekun e tretë dihej emri i finalistit.
Madje në një moment francezët ishin 29 pikë diferencë, të cilët luajtën me seriozitet deri në fund të ndeshjes, ndaj polakët pësuan një disfatë të rëndë në fund.
🚨 BREAKING NEWS 🚨
No upsets today.#EuroBasket x #BringTheNoise
— FIBA EuroBasket (@EuroBasket) September 16, 2022
Më i miri për Francën ishte Guerschon Yabusele me 22 pikë, ndërsa Evan Fournier dhe Elie Okobo shënuan secili nga 10 pikë. Michal Michalak dhe AJ Slaughter shënuan nga 9 pikë për Poloninë.
Në finalen e Eurobasket 2022, Franca do të luajë kundër fituesit të duelit mes nikoqirëve Gjermaninë dhe Spanjën.
Kjo ndeshje luhet sonte në orën 20:30. /Telegrafi/