Site icon Telegrafi

Franca shpall “gjendje emergjente sociale dhe ekonomike”

Presidenti i Francës, François Hollande, sot ka shpallur atë që e ka quajtur “gjendje emergjente sociale dhe ekonomike” dhe ka shprehur përkushtim për ridefinimin e modelit biznesor francez.

Hollande, po ashtu, e ka shpallur një plan në vlerë prej 2 miliardë eurosh, për stimulimin e punësimit dhe ecjes hap-pas-hapi me ekonominë botërore, e cila po lëvizë shpejt.

Por këto masa, që ai i propozoi gjatë një fjalimi para liderëve biznesorë në Paris, konsiderohen se janë relativisht modeste, raporton Rel.

Në këto masa përfshihen edhe planet për trajnimin e gjysmë milioni shtetasve të papunësuar, shfrytëzim më të madh të praktikantëve dhe ndihmë për kompanitë që i punësojnë të rinjtë.

Hollande tha se këto plane nuk e rrezikojnë javën 35 orëshe të punës në Francë. /Telegrafi/

Exit mobile version