Site icon Telegrafi

Franca sekuestron një anije britanike mes një mosmarrëveshje në rritje për të drejtat e peshkimit pas Brexit-it

Një anije peshkimi britanike është sekuestruar nga Franca dhe një tjetre iu është dhënë paralajmërimi verbal, mes një mosmarrëveshjeje në rritje mbi të drejtat e peshkimit pas Brexit-it.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ministrja franceze për të drejtat në det, Annick Girardin, tha se anijet ishin paralajmëruar gjatë kontrolleve brenda natës në La Havre.

Ajo tha se anija e parë nuk iu përmbajt vendimit menjëherë dhe e dyta nuk u lejua të peshkonte në ujërat franceze kështu që u sekuestrua.

Të mërkurën, ministri i Brexit, Lord Frost, tha se kërcënimet franceze për të bllokuar anijet e Mbretërisë së Bashkuar nga portet ishin “zhgënjyese”. /Telegrafi/

Exit mobile version