Telegrafi

Franca rikthen gjithçka, Karim Benzema po shkëlqen me dy gola

Franca është në epërsi ndaj Portugalisë (2-1), fal dy golave te Karim Benzema.

Portugalia e nisi më mirë ndeshjen duke shënuar e para me Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë.

Por Franca u kthye në lojë falë një penalltia po ashtu, të kthyer në gola nga Karim Benzema.

Me të filluar pjesa e dytë Franca gjen golin sërish.

Paul Pogba me një pasim të bukur e vë para portës Benzeman i cili me një goditje të shkëlqyer shënoi për 2-1.

Franca duket tani në rrugë të mirë për të mbetur lider i grupit./Telegrafi/